KU?
KUR?
KUSH?
KU?
10 Bashki të Shqipërisë: Tiranë, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Korçë, Berat, Vau Dejës, Përmet, Lushnjë dhe Pogradec.
KUR?
Nëntor 2021 – Nëntor 2022
KUSH?
Të rinj të grupmoshës 17-24 vjeç si përfitues direkt dhe shoqëria shqiptare në tërësi, që do të përfitojë në mënyrë indirekte nga iniciativa.
Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë – Rini Aktive
Kjo platfomrë është përgatitur në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë – Rini Aktive” Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe zbatuar nga Fondacioni Qendra Europiane dhe Qendra Be The Change.
Fondacioni Qendra Europiane (ECF) është një organizatë jo-fitimprurëse e pavarur, e themeluar në qershor 1999, e cila e shtrin aktivitetin e saj në të gjithë Shqipërinë. Misioni i saj është të mbështesë procesin e konsolidimit të shtetit të së drejtës dhe integrimin Evropian të vendit. Qëllimi kryesor i Qendrës është zgjerimi i njohurive dhe i të kuptuarit të realiteteve Evropiane, duke promovuar dhe nxitur shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Me një total prej më shumë se 20 vitesh eksperiencë, maratona jonë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk ka afat.
”Qendra Be The Change” është një organizatë jo-fitimprurëse e pavarur, e themeluar në qershor 2018, e cila e shtrin aktivitetin e saj në të gjithë Shqipërinë. Misioni i saj është Bashkpunimi me universitete, qendra shkencore dhe institucione të ngjashme në Shqipëri dhe jashtë saj, me qëllim mbështetjen e iniciativave kërkimore lidhur me psikologjinë dhe psikoterapineë individuale dhe në grup. Gjithashtu dhe hartimi i projekteve dhe aplikimi ne projekte të ndryshme për të mundësuar bashkëveprimin, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave midis komunitetit me institucione, donatorë, biznese, organizata, shoqata dhe individë të ndryshëm.
Agjencia Kombëtare e Rinisë është një institucion shtetëror që zbaton politikat shtetërore. Misioni i Agjencisë është garantimi i mbrojtjes dhe i promovimit të të drejtave të të rinjve, nëpërmjet mbështetjes për edukim joformal, ndërveprimit e aktivizimit të rinisë dhe financimit të veprimtarive rinore, në zbatim të politikave shtetërore në fushën e rinisë. Funksionet kryesore mbështeten në nxitjen dhe promovimin e të drejtave të të rinjve, sigurimin e kushteve për rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbështetjen e të rinjve nga subjekte vendase ose të huaja, nxitjen dhe zhvillimin e dialogut të strukturuar për përfshirjen e sa më shumë palëve, me synim fuqizimin e pozitës së të rinjve në shoqëri, etj.