Fondacioni Qendra Europiane dhe Qendra Be the Change janë duke zbatuar projektin “Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë: sfidat dhe mundësitë”, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është rritja e kapaciteteve të të rinjve për t’u përballur me ndryshimet e tregut të punës pas pandemisë. Target grupi i synuar është të rinj të grup moshës 17-24, duke prekur kështu sistemin arsimor parauniversitar, si dhe sistemin universitar, në 10 bashki të Shqipërisë.

Platforma riniaktive.al vjen si produkt i kësaj iniciative, duke i shërbyer rritjes së kapaciteteve të të rinjve nëpërmjet metodave interaktive dhe inovative. Platforma përmban 3 module trajnimi mbi temat: “Planifikimi i së ardhmes dhe dinamikat e tregut të punës post Covid-19”, “Fuqizimi i aspektit psiko-emocional tek të rinjtë dhe përforcimi i tij nëpërmjet teknikave në jetën e përditshme” dhe “Si të hartojmë një CV, letër motivimi e si të sillemi në një intervistë pune”.
Fondacioni Qendra Europiane
Fondacioni Qendra Europiane (ECF) është një organizatë jo-fitimprurëse e pavarur, e themeluar në qershor 1999, e cila e shtrin aktivitetin e saj në të gjithë Shqipërinë. Misioni i saj është të mbështesë procesin e konsolidimit të shtetit të së drejtës dhe integrimin Evropian të vendit. Qëllimi kryesor i Qendrës është zgjerimi i njohurive dhe i të kuptuarit të realiteteve Evropiane, duke promovuar dhe nxitur shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Me një total prej më shumë se 20 vitesh eksperiencë, maratona jonë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk ka afat.
Be The Change

”Qendra Be The Change” është një organizatë jo-fitimprurëse e pavarur, e themeluar në qershor 2018, e cila e shtrin aktivitetin e saj në të gjithë Shqipërinë. Misioni i saj është Bashkpunimi me universitete, qendra shkencore dhe institucione të ngjashme në Shqipëri dhe jashtë saj, me qëllim mbështetjen e iniciativave kërkimore lidhur me psikologjinë dhe psikoterapineë individuale dhe në grup. Gjithashtu dhe hartimi i projekteve dhe aplikimi ne projekte të ndryshme për të mundësuar bashkëveprimin, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave midis komunitetit me institucione, donatorë, biznese, organizata, shoqata dhe individë të ndryshëm.

Agjencia Kombëtare e Rinisë
Agjencia Kombëtare e Rinisë është një institucion shtetëror që zbaton politikat shtetërore. Misioni i Agjencisë është garantimi i mbrojtjes dhe i promovimit të të drejtave të të rinjve, nëpërmjet mbështetjes për edukim joformal, ndërveprimit e aktivizimit të rinisë dhe financimit të veprimtarive rinore, në zbatim të politikave shtetërore në fushën e rinisë. Funksionet kryesore mbështeten në nxitjen dhe promovimin e të drejtave të të rinjve, sigurimin e kushteve për rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbështetjen e të rinjve nga subjekte vendase ose të huaja, nxitjen dhe zhvillimin e dialogut të strukturuar për përfshirjen e sa më shumë palëve, me synim fuqizimin e pozitës së të rinjve në shoqëri, etj.